Unë quhem Daklea Shtylla (Xinxo). Jam themeluese dhe drejtore ekzekutive e Qendrës M.I.K.E. Eksperienca ime 27 vjeçare në fushën e menaxhimit të shërbimeve sociale dhe përkushtimi për t’ju shërbyer me devotshmëri atyre që kanë nevojë është pashaporta ime. Si nënë e dy fëmijëve unë e kuptoj rëndësinë e përzgjedhjes së një ambienti për fëmijët, ambient i cili do të mbrojë dhe edukojë fëmijën tuaj.
Filozofia jonë është të krijojmë një mjedis ku në fokus është fëmija i cili duhet të edukohet dhe të kete një zhvillim intelektual, social, emocional dhe fizik. Qëllimi ynë, është të edukojmë fëmijët me dashurinë për të mësuar, i cili të zgjasë gjatë gjithë jetës.
Unë kam besim se ju do të gjeni në Qendrën M.I.K.E. një edukim shumë të mirë për fëmijën tuaj i cili do të hedhi themelet për hapat e mëtejshëm drejt shkollës.