About us

Unë quhem Daklea Shtylla (Xinxo). Jam themeluese dhe drejtore ekzekutive e Qendrës M.I.K.E. Eksperienca ime 27 vjeçare në fushën e menaxhimit të shërbimeve sociale dhe përkushtimi për t’ju shërbyer me devotshmëri atyre që kanë nevojë është pashaporta ime. Si nënë e dy fëmijëve unë e kuptoj rëndësinë e përzgjedhjes së një ambienti për fëmijët, ambient i cili do të mbrojë dhe edukojë fëmijën tuaj.

Filozofia jonë është të krijojmë një mjedis ku në fokus është fëmija i cili duhet të edukohet dhe të kete një zhvillim intelektual, social, emocional dhe fizik. Qëllimi ynë, është të edukojmë fëmijët me dashurinë për të mësuar, i cili të zgjasë gjatë gjithë jetës.

Unë kam besim se ju do të gjeni në Qendrën M.I.K.E. një edukim shumë të mirë për fëmijën tuaj i cili do të hedhi themelet për hapat e mëtejshëm drejt shkollës.

Programi ynë

  • Programe të miratuara nga institucionet arsimore dhe sociale
  • Mësuese me arsimin e lartë dhe trainime në fushën e zhvillimit dhe kujdesit ndaj fëmijëvë
  • Numër të vogël fëmijësh në klasa ( edukatorë / fëmijë )
  • Gjuhë e huaj ( Anglisht )
  • Kompjutër
  • Qendrat e mësimit ( matematikë, gjuhë, art, lexim, lojra, shkencë )
  • Gjimnastikë
  • Art dhe Craft

Ambienti

  • Klasa plot dritë
  • Ndërtesë larg trafikut dhe e monitoruar nga kompani sigurimi private
  • Oborr i mbrojtur, me gjelbërim dhe lojra
  • Kamera në çdo klasë dhe oborre.
  • Ambient i pastër brënda dhe jashtë ndërtesës.
  • Ushqim cilësor dhe sipas standarteve
en_USEN