Unë quhem Daklea Shtylla (Xinxo). Jam themeluese dhe drejtore ekzekutive e Qendrës M.I.K.E. Eksperienca ime 27 vjeçare në fushën e menaxhimit të shërbimeve sociale dhe përkushtimi për t’ju shërbyer me devotshmëri atyre që kanë nevojë është pashaporta ime. Si nënë e dy fëmijëve unë e kuptoj rëndësinë e përzgjedhjes së një ambienti për fëmijët, ambient i cili do të mbrojë dhe edukojë fëmijën tuaj.
Filozofia jonë është të krijojmë një mjedis ku në fokus është fëmija i cili duhet të edukohet dhe të kete një zhvillim intelektual, social, emocional dhe fizik. Qëllimi ynë, është të edukojmë fëmijët me dashurinë për të mësuar, i cili të zgjasë gjatë gjithë jetës.
Unë kam besim se ju do të gjeni në Qendrën M.I.K.E. një edukim shumë të mirë për fëmijën tuaj i cili do të hedhi themelet për hapat e mëtejshëm drejt shkollës.
Programi ynë
- Programe të miratuara nga institucionet arsimore dhe sociale
- Mësuese me arsimin e lartë dhe trainime në fushën e zhvillimit dhe kujdesit ndaj fëmijëvë
- Numër të vogël fëmijësh në klasa ( edukatorë / fëmijë )
- Gjuhë e huaj ( Anglisht )
- Kompjutër
- Qendrat e mësimit ( matematikë, gjuhë, art, lexim, lojra, shkencë )
- Gjimnastikë
- Art dhe Craft
Ambienti
- Klasa plot dritë
- Ndërtesë larg trafikut dhe e monitoruar nga kompani sigurimi private
- Oborr i mbrojtur, me gjelbërim dhe lojra
- Kamera në çdo klasë dhe oborre.
- Ambient i pastër brënda dhe jashtë ndërtesës.
- Ushqim cilësor dhe sipas standarteve